TIRANE- Është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gilman Bakalli. Kohët e fundit ai ishte diagnostikuar me leucemi akute.

Bakalli ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në mandatin 4-vjeçar 2005–2009, duke përfaqësuar Partinë Demokratike në Qarkun e Shkodrës. Ai u largua nga PD pas përplasjeve me ish-­Kryetaren e Kuvendit dhe ish-zv.kryetaren e kësaj partie, Jozefina Topalli.

Pas tërheqjes nga politika, ai iu përkushtua jetës akademike.

Bakalli kishte një përvojë 15-­vjeçare në mësimdhënie në nivel universitar, në fushën e teorive të letërsisë, përkthimit, komunikimit ndërkulturor dhe teorive të komunikimit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: