Eshtë ndarë nga jeta në moshën 116 vjecare Jeralean Talley. Gruaja më e vjetër në botë ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Detroit.
Talley u lind më 23 maj të vitit 1899, në Georgia të Shteteve të Bashkuara, dhe vdiq më 17 qershor në shtëpinë e saj, ka thënë vajza e saj Thelma Holloëay.
“Ajo ishte e gatshme që të kthehej në shtëpi dhe të pushonte”, i ka thënë Holloëay 77 vjeçe Detroit Free Press.
Talley ka pritur tre gjenerata të stërnipave. Ajo ishe shpallur personi më i vjetër i gjallë në Shtetet e Bashkuara.
Tani personi më i vjetër në botë është Susannah Mushat Jones, e cila jeton në Neë York. Ajo është 115 vjec.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: