Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare poeti korçar Ylber Merdani. Poeti ka provuar burgosjen politike e më vonë për shumë vite edhe internimin në fshatin Shtyllë të Vithkuqit.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se me rikthimin e tij në Korçën, Merdani iu përkushtua poezisë e gjithashtu shoqatës së të përndjekurve politikë. Merdani ka botuar shumë libra me poezi dhe tregime me fokus tmerrin e burgjeve politike.

Ylber Merdani ka qenë pjesë e revoltës se SPAÇ-it.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb