Ka ndërruar jetë Irene Papas, një nga aktoret më të rëndësishme greke të brezit të saj. Aktorja dhe këngëtarja ka lindur pranë Korinthit dhe ka një karrierë që zgjat më shumë se 50 vjet, me mbi 70 filma. Në vitin 2018, u njoftua se Papas vuante nga sëmundja e Alzheimerit dhe jetonte larg syrit të publikut.

Irene Papas lindi në vitin 1926. Nëna e saj ishte mësuese dhe babai i saj jepte mësime për dramë klasike dhe vetë ka treguar se ishte magjepsur nga aktrimi që në moshë të vogël. U diplomua në Shkollën e Dramës të Teatrit Kombëtar të Athinës. Irene Papas shpejt u bë një emër i madh në takimet e producentëve të Hollivudit dhe luajti një numër të madh filmash që e bënë atë një emër të njohur ndërkombëtarisht.

Papas ishte një liberale e përjetshme dhe në vitin 1967, kur junta ushtarake greke erdhi në pushtet, ajo bëri thirrje për një “bojkot kulturor” kundër “Rajhut të Katërt”. Kur junta konsolidoi pushtetin e saj në 1967, Papas u dërgua në mërgim dhe u kthye Greqi në vitin 1974.
Pappas ka pranuar origjinën e saj shqiptare nga babai. Thuhet se gjatë xhirimeve të filmit “Odissea” në vitin 1968, në momente pushimi të dy aktorët bisedonin së bashku në një gjuhë që nuk ishte e askujt tjetër nga trupa e filmit.

Kur gazetarët e kanë pyetur se cilin gjuhë flisnin dhe përgjigja e Irene Papas ka qenë: Flasim gjuhën shqipe. Unë jam shqiptare nga Greqia dhe Fehmiu është shqiptar nga Jugosllavia. Irene Pappas i kapërceu kufijtë e Greqisë dhe është ngjitur në piedestalin e yjeve të kinemasë botërore, duke u shndërruar në yll të kinemasë botërore.

Papas ka interpretuar përkrah aktorëve të njohur, si: Antoni Kuin, Zhan Maria Volonte, Bekim Fehmiu, Marlon Brando, Katerinë Hepbërn, etj. Irene Pappas është nderuar me titullin e nderit, si “Gruaja e Evropës”, një titull që iu jepet grave të cilat kanë dhënë kontribut të veçantë në civilizimin evropian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb