Është ndarë sot nga jeta prifti arbëresh Antonio Belushi i cili njihet edhe me titullin”Ati shpirtëror i Arbëreshëve”.
Mbi ngjarjen ka reaguar presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka shkruar se At Belushi, prej më shumë se gjysmë shekulli, me urtësi, pasion dhe përkushtim, punoi për njohjen, ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës, historisë, gjuhës dhe zakoneve të popullit arbëror.

Meta shtoi se prifti arbëresh do të mbetet një shembull i madh frymëzimi se si përpjekjet individuale, plot idealizëm, përkushtim dhe patriotizëm, i shërbejnë kombit dhe kulturës, jo vetëm Arbëreshe, por edhe shqiptare, italiane dhe europiane.

Postimi i plotë:

Me pikëllim mësova lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të personalitetit të jashtëzakonshëm Arbëresh, At Antonio Belushi.
Si prift famullitar, publicist, studiues, mësues, etnolog, historian dhe akademik, At Belushi, prej më shumë se gjysmë shekulli, me urtësi, pasion dhe përkushtim, punoi për njohjen, ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës, historisë, gjuhës dhe zakoneve të popullit arbëror.
Përjetë mirënjohës për veprimtarinë e paepur në përçimin dhe forcimin e identitetit kombëtar shqiptar ndër Arbëreshët e Italisë, por edhe për Arvanitasit e Greqisë.
At Antonio Belushi do të mbetet një shembull i madh frymëzimi se si përpjekjet individuale, plot idealizëm, përkushtim dhe patriotizëm, i shërbejnë kombit dhe kulturës, jo vetëm Arbëreshe, por edhe shqiptare, italiane dhe europiane.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Belushi dhe komunitetit shumë të dashur Arbëresh për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme!
Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar!
Të prehet në paqen e merituar!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: