Të gjithë e njohim si vajza me emrin Zana, aktoren e njohur Elida Cangonji, me rolin e luajtur në filmin shqiptar “Rrugë të Bardha”.

Por mbrëmjen e sotme vjen lajmi i trishtë, se aktorja e kinematografisë shqiptare, është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Zana tek “Rrugë të bardha” ishte vetëm njëri nga rolet e luajtura nga aktorja Elida Cangonji, pasi atë e kemi parë edhe në rolin e Elenit tek “Në kufi të dy legjendave”, mësuesja tek “Shtigje lufte”, dhe një sërë personazhesh të tjerë, të cilët e renditën atë në kastin e aktorëve më të mirë.

Elida Cangonji ishte një mjeke psikologe me profesion. Ajo u nda nga jeta ditën e sotme në Francë, për shkak të një leucemie akute.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: