Kombëtarja e Izraelit ka zbarkuar në Tiranë për miqësoren e së mërkurës ndaj Shqipërisë, por pa trajnerin Ben Shimon. Shimon nuk ka qenë pjesë e delegacionit që udhëtoi drejt kryeqytetit shqiptar, pasi është detyruar të qëndrojë në  Izrael për shkak të një problemi shëndetësor.

55-vjeçari pësoi një dëmtim në kokë gjatë një ndeshjeje padeli të zhvilluar pak ditë më parë dhe, sipas rekomandimeve të mjekëve, nuk lejohet të udhëtojë me avion deri në një përmirësim të gjendjes së tij. Përfaqësuesja e Izraelit do drejtohet nga zëvendëstrajneri Gal Kohen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: