Gjatë protestës që po zhvillohet para godinës së Kryeministrisë, një e re e ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrë fjalën për të shprehur solidaritetin e plotë të diasporës me qëndresën e qytetarëve në Shqipëri.

E reja theksoi se largësia gjeografike nuk e zbeh lidhjen dhe shqetësimin e shqiptarëve të Amerikës për situatën në vendin e origjinës:

“Edhe pse jemi larg, ndajmë të njëjtat dhimbje si shqiptarët këtu. Ndjejmë përgjegjësi dhe detyrim të jemi këtu sot për të treguar se ju mbështesim. Në Nju-Jork janë bërë 8 protesta, si dhe janë organizuar tubime edhe në Boston, Uashington e Floridë.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb