Goditet brenda javës, rasti i tretë i armëmbajtjes pa leje në qarkun e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 17-vjeçar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet G. K.

Të njëjtat burime sqarojnë se rreth orës 04:00, në lagjen nr.6, Durrës, policia ka konstatuar një shtetas, i cili pas thirrjes së punonjësve të rendit nuk i është bindur urdhrit për ndalim.
Pasi është ndjekur nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ka hedhur në oborrin e shtetasit G. K., çantën e dorës, brenda së cilës u gjet një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi për veprën penale “Armëmbajtja pa leje “, i shtetasit I. R., 17 vjeç, banues në Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: