Mjeku urolog, Artan Koni i ftuar në emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 e ka cilësuar si qesharak vendimin e qeverisë për të ndaluar hapjen e lokaleve të natës, diskove dhe muzikës pas orës 20:00.

Sipas tij këto nuk janë vendime që lidhen me COVID-19 por janë edhe të pabazuar dhe i vjen keq që Komiteti Teknik përdoret për këto.

Koni thotë se këto vendime vijnë prej mungesës së parave në buxhet dhe Komiteti Teknik i Ekspertëe do të ishte mirë ta pranonte këtë.

Ndalimi i diskotekave, lokaleve të natës dhe muzikës pas orës 20:00?
Në çastin që kemi para me COVID-19 mund të merremi me 5-6 mënyra të ndryshme. Pra kur kemi para e buxhet. Kur s’kemi para merremi me këto vendime qesharake të duket sikur bëjmë ndonjë punë. S’ka lidhje fare me COVID-19. Siç ishte tek karantina. Pra janë vendime të pabazuara. Më vjen keq që Komiteti Teknik përdoret për këto. Do të ishte më mirë të thoshte që ta pranojmë se nuk kemi lekë.”- tha Koni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb