Nga 1 dhjetori deri në 1 janar është e ndaluar në mënyrë kategorike gjuetia e specieve të ujit.

Ky ndalim është pjesë e një mase mbrojtëse për ruajtjen e biodiversitetit të liqenit dhe për të garantuar rigjenerimin e specieve të peshqve, veçanërisht të koranit, një specie shumë e kërkuar dhe e rëndësishme për turizmin në Pogradec.

Sipas informacioneve nga ky ndalim preken rreth 220 peshkatarë të licencuar që operojnë në të gjithë vijën liqenore të Pogradecit, çka ka shkaktuar vështirësi ekonomike për ta.

Nga ana tjetër organizata e menaximit të peshkimit sqaron se pas përfundimit të ndalimit nga 1 Janari deri më 1 Mars,përsëri do të ketë një bllokadë për shumicën e peshkatarve pasi do të mund të peshkojnë vetëm peshkatarët që kanë kaluar një trajnim të veçantë për mbledhjen e rasatit të koranit.

Peshku është gjithmonë një produkt kërkues për turistët që vizitojnë zonën, duke e bërë atë një pjesë të rëndësishme të ofertës kulinarike.

Për të siguruar që kërkesa e turistëve të plotësohet gjatë periudhës së ndalimit të peshkimit, operatorët turistikë kanë marrë masa për të ruajtur sasi të mjaftueshme peshku në frigoriferë ndërkohë ajo që vihet re gjatë kësaj periudhe është se pavarësisht masave vijon problematika e peshkimit të paligjshëm

Vetëm një javë më parë, dy peshkatarë janë proceduar penalisht për shkelje të ligjit mbi peshkimin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb