Ndarja e papritur nga jeta e publicistit dhe gazetarit Artur Zheji ka sjellë një valë reagimesh dhe dhimbjeje në opinionin publik. Mes tyre, ish-deputeti Petrit Vasili ka shprehur ngushëllimet e tij, duke e cilësuar humbjen si një goditje të rëndë.

“Lajm që të lë pa fjalë. Një mik i vjetër që largohet befas dhe papritmas është një trishtim kaq i fortë dhe kaq i dhimbshëm,” shkruan Vasili.

Ai e përshkruan Zhejin si një profesionist të spikatur dhe mjeshtër të fjalës, i cili gjithmonë i jepte përparësi cilësisë së punës.

“Profesionist i spikatur dhe gdhendës i fjalës, Turi ishte ndër shumë të rrallët e profesionit të tij që cilësinë e punës e vinte të parën,” theksoi ai.

Duke kujtuar origjinën e Zhejit, Vasili e cilësoi atë si pinjoll të një familjeje me traditë dhe kontribut të vyer në vend.

“Pinjoll i një familje që ka lënë gjurmë në këtë vend, ai iku nga kjo jetë duke e ruajtur vlerën e kësaj familjeje. Prehu në paqe mik!” – përfundon reagimi i tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb