Tradhtia e Zherard Pikesë ndaj Shakiras, ka zënë titujt e parë të mediave botërore ditët e fundit.
Ngjarja ka tërhequr vëmendjen edhe të komentuesve të shumtë në rrjetet sociale, mes të citët ka qenë edhe aktorja 29- vjeçare e filmave për të rritur, Mia Khalifa.
Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, Khalifa ka komentuar vendimin ekëngëtares për të shmangur presionin e mediave, duke e quajtur Shakirën si majën e feminizmit.
“Shakira, e cila ndjek shembullin e Henry Cavill dhe Chris Evans në 48 orët e fundit, është maja e feminizmit ”, ka shkruar 29-vjeçarja duke iu referuar vendimit të këngëtares për të shmangur presionin e mediave.
Shakira vetëm dy ditë më parë ka konfirmuar ndarjen nga Pike, duke konfirmuar kështu thashethemet e deri atëhershme. Çifti kishin së bashku edhe dy fëmijë.


