Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke shprehur ngushëllimet e tij publike.
Përmes një postimi në Facebook, ai i ka dhënë lamtumirën studiuesit të njohur me fjalët: “Lamtumirë, shqiptar i mirë”.
“LAMTUMIRË SHQIPTAR I MIRË! Ngushëllime vëllazërore familjes, të afërmve e miqve të Profesor Rexhep Qoses”, shkruan Edi Rama.
Qosja është përcjellë për në banesën e fundit pa zhurma dhe ceremoni institucionale, amanet që siç duket akademiku e kishte dhënë për familjarët më herët.
Këta të fundit kanë plotësuar dëshirën e fundit të akademikut, duke organizuar një ceremoni të ngushtë familjare, për të çuar në vend amanetin e lënë.
Rexhep Qosja, një mendje e ndritur e kombit shqiptar, la pas vepra dhe mendime të vyera që do të shërbejnë brez pas brezi.
