Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar në lidhje me vdekjen e aktorit 75-vjeçar, Mirush Kabashi.

Në një reagim në rrjtet sociale, Duka shpreh ngushëllimet familjarëve të Mirush Kabashit, të cilin e quaj kolos i artit shqiptar

“Shumë i trishtë lajmi i ndarjes nga jeta të Mirush Kabashit, një kolos i artit shqiptar me vlera të jashtëzakonshme dhe i paharrueshëm për shoqërinë shqiptare.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij!

U prehsh në paqe Mirush Kabashi!””, ka shkruar Duka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb