Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ka reaguar pas ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur të gazetarit dhe analistit Artur Zheji.

Noka ka shprehur ngushëllimet për familjen e Zhejit, ndërsa ka theksuar se “ikja e tij e bëftë ka lënë me dhimbje jo vetëm të afërmit, por edhe miqtë”.

Mesazhi i Flamur Nokës:

U prehsh në paqe Turi! Ikja jote e beftë na le me dhimbje. Ngushëllime familjes sate!

Për pak ditë do të festonit ditëlindjen tënde, e ne miqtë e t’u do të të uronim 64-vjetorin. Ke lënë shumë kujtime pas, si drejtues e gazetar, si prind, bashkëshort e mik.

Artur Zheji ishte biri i dy shqiptarëve të shkëlqyer, i zagoritit të gjithëditur Petro Zheji dhe i aktores së mirënjohur Besa Imami. Trashëgoi kulturën e tyre dhe spikati si personazh televiziv në prime.

I përjetshëm kujtimi i tij!

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb