Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të studiuesit Artan Lame.
Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali e cilësoi Lamen si një “drejtues dhe studiues të pasionuar”, duke theksuar se “kuriozitetin, dijet dhe talentin e tij i vuri në shërbim të ndryshimit, por edhe të rrëfimit bukur të thelbit e tharmit të pandryshueshëm të Shqipërisë”.
Mesazhi i Spiropalit
Trishtim.
Humbëm Artan Lamen, drejtuesin dhe studiuesin e pasionuar, që kuriozitetin, dijet dhe talentin e tij i vuri në shërbim të ndryshimit, por edhe të rrëfimit bukur të thelbit e tharmit të pandryshueshëm të Shqipërisë.
Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të shumtë!
Paç Paqen e pasosur, Tan!

(BalkanWeb)
