Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar në “Programin e drekës” në News24, ku foli në lidhje me ndarjen nga jeta të Artur Zhejit vetëm dy ditë më parë.
Ngjela u shpreh se me të ndjerin kishte një njohje të vjetër, ndërsa shton se me ikjen e tij nga kjo botë është krijuar një vakum.
“Humbje e tij është një humbje e thellë për median dhe kulturën shqiptare.
Artur Zhejin e kisha mik prej shumë kohësh. Historia duhet të shkruajë një monografi të veçantë për të. Ai vinte nga nj familje e lartë, Petro Zheji ishte i paarritshëm.
Me largimin nga kjo botë të Artur Zhejit humbi rrjedhën fisnore të një fluksi të madh”Zheji”. Nuk ishin një e dy. Kjo do të vijojë zbrazëti. E mbante median Zheji. Në një punim që kam parë me fiset që kanë rrjedhë në të njëjtin profesion, studiuesi thotë nuk është habi të bien në një gjë të njohur, pak a shumë përsëritje, por këta nuk e kishin. Zheji kishte mprehtësinë e pyetjes, nëse pyetje nuk ka vlerë, nuk ka vlerë as përgjigja e personit që ke përballë. Filozofia analitike thotë se vështirësia më e madhe është aftësia për të bërë pyetje”, tha ai.
