Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të At Arthur Liolin, Kancelar i Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Boston.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Begaj shkruan se At Liolinin, do ta kujtohet përherë si pasardhës të denjë të Fan Nolit, themeluesit të kësaj kishe.

“Ai nuk ishte thjesht një udhërrëfyes shpirtëror, por mbështetës i palëkundur i Shqipërisë dhe i shqiptarëve”, shprehet Begaj.

Postimi i plotë:

Me keqardhje mësova lajmin për ndarjen nga jeta të At Arthur Liolin, Kancelar i Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Boston.

At Liolinin, këtë figurë të shquar të Kishës Ortodokse dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan, do ta kujtojmë përherë si pasardhës të denjë të Fan Nolit, themeluesit të kësaj kishe.

Në vitin 1991, At Liolini realizoi ëndrrën e tij, duke meshuar në 22 qytete të Shqipërisë.

Ai nuk ishte thjesht një udhërrëfyes shpirtëror, por mbështetës i palëkundur i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, mbështetje të cilën e shprehu edhe nëpërmjet botimeve ekonomike, kulturore, historike dhe filozofike mbi çështjen shqiptare.

Shpirti i tij u prehtë në paqe!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb