Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro me anë të një postimi në rrjetet sociale ka komentuar ndarjen nga jeta të Baba Hekuranit, dervishit të Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan.
Kumbaro shprehet se ai ishte një mik i çmuar dhe njeri i rrallë.
“U ngrit në qiell një Mik i çmuar, një Njeri i rrallë, një Klerik zemërbardhe që dinte, si askush tjetër, të na mblidhte të gjithëve në tempullin e jashtëzakonshëm monumental të Alipostivanit, apo të Teqesë së Frashërit, për një festë, për një rit, a për një hall”, shkruan ajo.
View this post on Instagram
Postimi i Kumbaros:
Dita sot u gdhi me një lajm shumë të trishtë për komunitetin bektashi të Qarkut tonë, për të gjithë përmetarët, por edhe për mua personalisht!
Sot humbëm Baba Hekuran Nikollarin🕯️
U ngrit në qiell një Mik i çmuar, një Njeri i rrallë, një Klerik zemërbardhe që dinte, si askush tjetër, të na mblidhte të gjithëve në tempullin e jashtëzakonshëm monumental të Alipostivanit, apo të Teqesë së Frashërit, për një festë, për një rit, a për një hall.
Janë me dhjetra mijëra ata që kanë gjetur përkrahje në bekimet, këshillat e aksionet e Baba Hekuranit dhe jam e bindur që do të na mungojë përgjithmonë në aureolën legjendare të Alipostivanit kjo figurë shpirtërore aq popullore !
Prehu i qetë Baba Hekuran
(BalkanWeb)
