Ambasada e Kosovës në Washington ka reaguar për ndarjen nga jeta të Eliot Engel, duke e cilësuar atë si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në një deklaratë zyrtare, ambasada shprehet “thellësisht e pikëlluar” për humbjen e ish-anëtarit të shquar të Kongresit amerikan, duke theksuar rolin e tij të rëndësishëm në momentet kyçe për vendin.

Postimi:

Jemi thellësisht të pikëlluar nga ndarja nga jeta e Eliot Engel.
Ai qëndroi pranë Kosovës jo vetëm si një anëtar i shquar i Kongresit, por si një mik i vërtetë që kujdesej për popullin dhe të ardhmen tonë. Zëri dhe mbështetja e tij erdhën në momentet kur ato kishin më shumë rëndësi dhe ata do të kujtohen gjithmonë.
I shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën.
Trashëgimia e tij do të kujtohet me respekt të thellë dhe mirënjohje të përjetshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb