Presidenti Ilir Meta ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të Skraparit, Astrit Guri.

Meta i shpreh mirënjohje Gurit për të gjitha kujtimet dhe emocionet e dhuruara, si dhe për personalitetin e shkëlqyer sportiv që ka përcjellë të të rinjtë.

Postimi i Ilir Metës:

I trishtuar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-futbollistit të shquar të Skraparit, Astrit Guri.
Mirënjohje për kujtimet e paharruara dhe emocionet, që i dhuroi në veçanti komunitetit tonë në vitet ’70-’80, si dhe për personalitetin e shkëlqyer sportiv që krijoi duke u bërë një shembull frymëzimi për më të rinjtë.
Ngushëllime familjes së dashur Guri, miqve, bashkëlojtarëve dhe komunitetit të Skraparit, që do ta kujtojë gjithmonë me nderim!
Të prehet në paqen e merituar!

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb