Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një minutë heshtje në nder të Dick Cheney, ish-zëvendëspresidentit të SHBA-ve, i cili ndërroi jetë sot.

Teksa fliste në një konferencë për mediat, Berisha u pyet për zyrtarin e lartë amerikan, ndërsa ai vlerësoi kontributin e shquar të ish-zëvendëspresidentit për vendin tonë.

Berisha tha se Cheney mbështeti presidentin amerikan George W. Bush në vendimin e tij për pavarësinë e Kosovës.

Sali Berisha: Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje! I përjetshëm kujtimi i tij.

Zëvendëspresidenti Dick Cheney ishte një mik i shquar i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe mbështeti presidentin Bush në vendimin e tij për pavarësinë e Kosovës. Lidhur me dhuratat e çmuara, të garantoj se nuk kam bërë kurrë dhuratë të çmuar kujt.

Vetëm ka çmime.

U tregoj një episod.

Në vitin 1992, unë jam pritur në Buckingham Palace.

Unë mora si dhuratë për mbretëreshën Elizabeth një shpatë me punime artizanale nga pazari i Krujës.

Ajo kushtonte gjithsej në atë kohë 90 dollarë.

E mora shpatën vetë dhe ia dërgova mbretëreshës.

Një deputet laburist, komunist ekstremist, ngriti një komision hetimor parlamentar duke mashtruar se unë mora një shpatë me gurë të çmuar në muzeun kombëtar, kur ato ishin qelqe jeshile.

Jo, unë nuk kam bërë dhurata të çmuara, kam pasur ato kufizimet ligjore. Aq sa lejojnë, aq kam bërë.

Ai ishte një zëvendëspresident i nderuar që mbështeti pavarësinë e Kosovës.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: