Teologu Thoma Çomeni, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 foli sesi e ka njohur ai kryepeshkopin Anastas. Çomeni u shpreh se kryepeshkopi Anastas kishte një durim të adhurueshëm.

Ai shtoi se gjithmonë kryepeshkopi thoshte se njerëzit nuk duhen harruar, pavarësisht besimit fetar që kishin. Çomeni nënvizoi se kryepeshkopi Anastas ka dhënë kontribut për ngritjen e kishave edhe në Afrikë.

Thoma Çomeni, teolog: Ardhja e kryepeshkopit Anastas në Shqipëri ishte për rindërtimin e kishës. U ngrit një shkollë teologjike në vend. Marrëdhëniet me besimet e tjera fetare kanë qenë tepër të mira. Kisha ka pasur një rol të madh bamirësie. Kryepeshkopi Anastas ishte modest dhe nuk tregonte bamirësitë që bënte Kisha.

Kryepeshkopi Anastas kishte durim të admirueshëm. Kryepeshkopi ka dhënë kontribut edhe në kishat e Afrikës. Gjithmonë na thoshte “mos harroni njerëzit”, pavarësisht se çfarë besimi kanë ata.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: