Ministrja Ogerta Manastirliu ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të mjekut të njohur Isuf Kalo.

Ministrja tha se kontributi i profesor Isuf Kalos është i paçmuar për mjekësinë shqiptare, në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT për disa dekada.

Ajo ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen dhe kolegët e profesorit.

Postimi i plotë:

Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Isuf Kalos.
Bisedën e fundit me prof. Kalon e pata në mesin e dhjetorit, kur e ftova për të marrë pjesë në një prej atyre ngjarjeve që për profesorin ishin ”pikë e dobët”, akreditimi i institucioneve shëndetësore. Një proces që kishte pionier prof. Kalon dhe vizionin e tij.
Por kontributi i profesor Isuf Kalos është i paçmuar për mjekësinë shqiptare, në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT për disa dekada.
Ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të shumtë të profesorit.
U prehsh në paqe prof. Kalo

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb