Sopranoja Inva Mula ka reaguar për ndarjen nga jeta të këngëtares dhe aktores Nexhmije Pagarusha duke thënë se ajo do të futet tek legjendat e artistëve shqiptarë.
Ajo rrëfen për News24 një nga momentet më të bukura me të kur do të organizonte një koncert për nder të 80- vjetorit të të atit. Inva Mula kërkoi që dhe Nexhmije Pagarusha si mike e të atit të saj të vinte por i thanë që ishte shumë e sëmurë.
Mula shprehet se shkoi vetë në Prishtinë për t’ia kërkuar dhe pavarësisht se ishte në gjendje të rëndë prej sëmundjes së saj u ngrit dhe erdhi në Tiranë për të performuar. Sopranoja shqiptare shprehet se ai ishte një nga momentet më të bukura të jetës së saj dhe ja ofroi pikërisht Nexhmije Pagarusha.

Inva Mula thotë gjithashtu se lajmin e ka marrë vesh nga lidhja me studion e News24 dhe e konsideron këngëtaren kosovare si një artiste që bëri histori në kohë të vështira.

 

”Përshëndetje dhe jam shumë e emocionuar pasi lajmin e mora nga ju dhe jam në atë emocionin e momentit që nuk di ctë shpreh. Për një zonjë të nderuar dhe artiste që bëri histori në kohë të vështira dhe dha guston e bukur të interpretimit të këngës shqiptare me elokuencën e saj, me elegancën, bukurinë e shpirtit, vokalin .
Kam pasur fatin ta njoh dhe ka shënjuar në jetën time, pa ditur se ishte Nexhmije Pagarusha dhe kam thënë si ka mundësi një vajzë kaq e bukur të vijë në Tiranë.
Të nesërmen e pashë në skenë dhe interpretimi ka qenë shumë i bukur. Ajo ka qenë shembull, e kam dashur shumë, e kam takuar vazhdimisht, e kam telefonuar.
Hera e fundit që e kam takuar ka qenë më pak se një vit dhe tani duhet ta shaj dhe veten se po ta dija që ishte e sëmurë rëndë ta takoja përsëri. Më vjen keq por Nexhmije Pagarusha do të futet në legjendat e artistëve, në ato legjenda që i krijon koha, personaliteti.
Jetë të gjatë emrit të Nexhmije Pagarushës. Ka qenë një moment shumë i bukur kur doja të bëja një koncert me rastin e 80- vjetorit të babait tim.
Shkova vetë në Prishtinë t’i kërkoja Nexhmije Pagarushës të vinte dhe pse ishte shumë e sëmurë.
Udhëtuam bashkë dhe nuk e di ku e gjeti forcën dhe u ngrit dhe erdhi në Tiranë ndërkohë që unë isha shofere. Nuk e di ku e gjeti forcën por shpirti i saj ishte shumë i madh. ”- tha Inva Mula.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb