Një nga emrat më të njohur në arbitrimin shqiptar, Lulzim Konçi ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka shprehur ngushëllime familjes, teksa nuk hezitoi të vlerësonte kontributin e tij.
“Me dhimbje të madhe mora lajmin e ndarjes nga jeta të Lulzim Konçit, një prej figurave më të spikatura të arbitrimit shqiptar.
Kontributi i tij si arbitër i FIFA-s dhe më pas si vëzhgues mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së futbollit tonë.
Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Konçi, të afërmve dhe komunitetit të arbitrimit shqiptar. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar” – shkruan Duka.

