Presidenti rus Vladimir Putin e kujton Papa Françeskun si një “mbrojtës të vlerave më të larta të humanizmit dhe drejtësisë”.
Në një deklaratë të shpërndarë nga Kremlini, lideri rus shprehet i lumtur që kishte privilegjin e komunikimit me këtë njeri të shquar në shumë raste.
“Putin do të ruajë përgjithmonë kujtimin më të bukur të tij”, thuhet në deklaratë.
Papa Françesku, i lindur si Jorge Mario Bergoglio në Buenos Aires të Argjentinës, ka ndërruar jetë më 21 prill në moshën 88-vjeçare.
