Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, ka shpërndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Qazim Sejdinit, ish-kryebashkiakut të Elbasanit.

Çuçi e shoqëron mesazhin e tij me një foto të 9 viteve më parë gjatë ceremonisë së konstituimit të Sejdinit në krye të bashkisë pas reformës territoriale dhe administrative.

Reagimi i plotë

E trishtë ndarja nga jeta e Qazim Sejdinit, mikut tonë të mirë, socialistit të përkushtuar dhe drejtuesit të spikatur në qeverisjen vendore për më shumë se një dekadë. Drejtoi Elbasanin me urtësi e pa bërë kurrë dallime për qytetarët. Diti mençurisht të adresonte shqetësimet e tyre dhe sfidat e qytetit. Do t’i mungojë shumë njerëzve të tij të afërt dhe Elbasanit që e nderoi me detyrën e lartë të kryetarit të bashkisë. Le një boshllëk të madh edhe në familjen tonë politike. Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt e mirënjohje të veçantë. Ngushëllime familjes Sejdini! Lamtumirë miku ynë🙏

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb