Kryedemokrati Luzlim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur Sherif Merdani. Nëpërmjet një postimi në “Twitter“, Basha shkruan se Merdani ishte në nja artistët më të spikatur të brezit të tij, si dhe shton se zëri dhe arti që shpaloste, kumboi fort në errësirën e regjimit të burgjeve të komunizmit ku kaloi 16 vite të jetës.

Më tej, kreu i PD i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të artistit.

“Me trishtim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të artistit të njohur Sherif Merdani. Sherifi ishte një nga artistët më të spikatur të brezit të tij. Zëri dhe arti i tij kumboi fort dhe në errësirën e regjimit dhe të burgjeve të komunizmit në të cilat ai kaloi 16 vite të jetës. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë komunitetit të artistëve shqiptarë që sot humbën të afërmin dhe mikun e tyre! Shpirti i tij u prehtë ne paqe!”, shkruan Basha.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb