Vdekja e parakohshme e këngëtarit Shpat Kasapi ka sjellë reagime mes artistëve të cilëve shprehen të pikëlluar nga lajmi.
Mes shumë reagimeve është dhe ai i këngëtares Vesa Luma.
“Na trishtove shumë Shpat…
Ishe një nga njerëzit më të mirë e më pozitiv që kam njohur! Një djalë fisnik e plot jetë, ashtu siç i kishte dhe këngët që rritën këtë brez! Dritë pastë shpirt yt. Ngushëllime familjes miqve dhe kolegëve”, shkruan Vesa Luma.
