Zbardhen detaje nga vdekja e vokalistit të grupit legjendar “Ilirët”, Shemsi Krasniqi. “Shemi” ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana deklaroi për mediat se ata janë njoftuar për një person të pajetë rreth pres 15:00 të ditës së djeshme, 22 dhjetor, në një banesë në rrugën UÇK në Prishtinë.

Sipas tij, sapo morën njoftimin, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Pllana theksoi se ngjarja po trajtohet në koordinim me prokurorin e shtetit dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme policore për të sqaruar rrethanat e vdekjes. Krasniqi do të mbahet mend për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në muzikën shqiptare, sidomos për rolin e tij si vokalist i grupit “Ilirët”, me të cilin solli dhjetëra këngë të paharrueshme që shoqëruan breza të tërë.

Hitet e tij, si “Xhamadani vija vija”, mbeten pjesë e trashëgimisë muzikore shqiptare. Vdekja e tij ka shkaktuar tronditje tek kolegët, fansat dhe gjithë komuniteti i muzikës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: