Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas ndarjes tragjike nga jeta të gazetarit të Neës24, Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën në një aksident rrugor në Vlorë.

Blushi shprehet se lajmi i ndarjes nga jeta i gazetarit është një nga ato lajme që “thyejnë zemrën”, duke vlerësuar profesionalizmin, përkushtimin dhe integritetin e Mehmetit.

“Enrik Mehmeti nuk do të jetë më pranë nesh. Ka lajme që i raportojnë dhe lajme që na thyejnë zemrën. Ky është një prej tyre. Nuk humbëm vetëm një reporter të shkëlqyer të lajmit të fundit, por një mik, një koleg me integritet, një njeri të mirë që e deshi me shpirt Vlorën dhe ia kushtoi asaj zërin, mundin dhe pasionin e tij”, shkruan Blushi.

Ai shton se është e vështirë të gjenden fjalët për humbjen e një njeriu që la gjurmë te të gjithë ata që e njohën.
“Kujtimi i Enrikut do të jetojë në zemrat tona, në respektin që fitoi me punën e tij dhe në mirësinë që shpërndau. Lamtumirë, mik! Do të na mungosh shumë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë njerëzve që e deshën. U prehtë në paqen e merituar!”, përfundon mesazhi i Tedi Blushit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb