Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në News 24 një histori sa e dhimbshme aq edhe e bukur u tregua për publikun.

Një çift nga Tirana Fatmir dhe Valbona Hyka, të cilët në një rrugëtim shumë të vështirë arritën t’ja dalin mbanë dhe sot të jenë të lumtur. Jeta e tyre ka qenë një kalvar i gjatë sakrificash, rrezikshmërie, nga ku si të parët të rinj luftuan për ta jetuar jetën të lirë e të lumtur me njëri tjetrin. Fatmiri një djalosh trim e guximtar, theu rregullat e viteve 1989,nga ku së bashku me vajzën që dashuronte do të gjendeshin në oborrin e ambasadës Italiane në Tiranë.

Po çfarë ndodhi atë ditë dhe si u cituan nga shteti shqipëtar çifti Hyka? Prej 30 vitesh në shtetin e Italisë, në qytetin e La Spezia, ku të dy së bashku dalin nga banesa e tyre me veshjen e spitalit, Vale per t’u shërbyer të sëmurëve me Covid-19 dhe Miri për t’i shoqëruar ata me ambulancën e urgjencës.

Prej 31 vitesh ata jetojnë në Itali, janë prindër të një vajze. Punën në spital e përballojnë të dy sëbashku, po ashtu po luftojnë me armikun e përbashkët COVID 19. E bashkë me luftën me virusin, Valbona dhe Fatmiri kanë treguar edhe luftën që iu dashur të bëjnë në Shqipërinë komuniste, për të arritur pastaj në Itali, aty ku triumfoi dashura e tyre.

Valbona rrëfeu: “Une jetoja te Ali Demi, ne Tirane, burri im, qe ishte i dashuri asaj kohe, e kishte shtepine dy stacione me larg meje. E kam njohur nje dite kur une po dilja nga shtepia me mamin, dhe ky ishte me disa shok. E pashe, me pelqeu dhe qe nga ajo dite ai filloj te me ndiqte. Kur me ndaloi ne fillim une e genjeva se isha e fejuar, pasi nuk kisha besim se mund ta kishte seriozish. Por kur ditet kaluan une pranova te njihesha me te. Ishin vitet ‘89, une punoja dhe studioja per tekstiliste dhe kam marre edhe diplome per kete. Ndersa bashkeshorti punonte ne ndertim-miniera, kamionist. Nxirrte materiale neper Shqiperi. Njohja jone zgjati tre vite, kemi pasur shume problem. Atehere Miri ishte ushtar ne rrethin e Mirdites prej dy vitesh, u kthye perseri te ndermarja ku punonte, por ai nuk kishte raport te mire me regjimin e asaj kohe. Ishte i survejuar per agjitacion propagande. Mirpo ne 1989 ai tentoi te arratisej nga rrethi i Kuksit, ishte kohe kur ne kishim filluar te njiheshim me njeri-tjetrin. Shkuan afer kufirit por aty i qelluan dhe i arrestuan. Mirpo ne ate kohe ai mendoi se jeta e tij mori fund. Mirpo kur e arrestuan erdhi lajmi qe kur ishte liruar, do te dekorohej nga ushtria me medaljen me te larte. he shqipetar, ai u operua dhe kur shkoi ne shtepi ishte infektuar me covid por e kaloi me sukses.”.

Fatmiri rrëfeu se: “Isha ne arrest. Por autoritet me pohuan qe do te leme te lire, ti do marresh nje medalje kemi gabuar ne, ke marr medalje, por kjo ishte nje loje sepse edhe ky shoku im qe tentoi bashke me mua te arratisej e kuptoi qe ishte nje loje. Por une vendosa te merrja nje kamion dhe se bashku me shokun vendosem te hynin ne ambasaden italiane, te hynim brenda. Ka qene mengjes, rreth ores 10:00. Une i kerkova nje shokut tim kamionin, dhe ai me pohoi qe e di lajmin. Planifikova me kete shokun qe ta braktiste kamionin te shkonte ne nje bar aty afer dhe te beja sikur po vidhja kamionin, por ai me pohoi se nuk te braktis do ta beje edhe une kete. Shkuam te kamioni dhe i hoqem xhamin e pare kamionit per te pasur me shume liri per te manovruar. Provuam per here te pare dhe nuk e beme dot sepse ishin 4 police. Pastaj pas dy oresh ne hyme me kamion, e çame deren, kamioni u ndodh ne mesin e oborrin te ambasades. Por ne nuk dinim te flisnim gjuhe tjeter, ne vetem kaq thame “Azilo politiko” Ambasada u bllokua dhe u mobilizua. Por Ambasadori na pohonte cdo dite aty brenda qe shteti shqiptar kerkonte te na largonte nga Shqiperia sepse citoheshim si kriminele. Por lajmet na vinin brenda. Por tentuan te na helmonin, ne ushqim ishin gjilpera me helm, madje edhe te mjetet e pastrimit ishin te bera me helm. Ne e kuptuam kete gje. Pas nje muaji erdhi lajmi nga Roma te beni azil politik, por e kishim te veshtire se autoritetet shqiptare donin qe te na dorezonin, sepse citoheshim si kriminel. Por shoket tane hynin nga pallati perball dhe kerkonin te njiheshin me problemet tona. Ne ju thame atyre qe te merrnin kamionat dhe gjithe shoket per te shkuar ne dyert e ambasadave, u krijua nje revolte e cila tensionoi gjithe situaten. Pastaj ambasadori u tha autoriteteve shqiptare mire keta, po ai popull tjeter cfare jane edhe ata kriminel. Pastaj erdhi perfaqesuesi i Italise na dha lajmin se pas dy muajsh do te pajiseshim me pasaporta. Por une isha edhe ne nje lidhje dashurie me Valen dhe asaj nuk i kisha thene kurrë asgje per gjithcka ndodhte, por kur une isha ne ambasade, Vale vinte perdite jashte mureve te ambasades, nje dite prej ditesh ne te gjithe sa shoke ishim mblodhem leket dhe ja dhame nje polici aty qe te largohej dhe Vale te hynte brenda bashke me vllain tim. Ai polic pranoi dhe u largua per nje moment dhe Vale hyri brenda. Vale qe nga ai moment nuk doli me kuurr nga ambasada. Aty qendruam edhe tre jave bashke. Por familja e Vales edhe e imja na mallkonin cdo dite dhe nuk u takuam me kurr me familjet. Ne na cuan ne portin e Durrsit, dhe na hipen neper trragete te ndryshme. Ne portin e Brindizit na ndaluan dhe na ndan per ne shtete te ndryshme. Une dhe Vale ndenjem tre muaj aty ne Brindizi ne nje repart ushtarak, ne fund te korrikut na trasferuan ne Torino. Aty filloi kalvari i vuajtjeve tona pasi endrra ime ishte te ikja ne Amerike, por kur na bene dokumentat dhe une do nisesha per ne Amerike plasi lufta ne Irak. U anullua ikja ime dhe une i grisa dokumentat ne ate kohe, por pastaj shteti nuk mbante me pergjegjesi dhe na nxori jashte ne mes te kater rrugeve. Ne ngelem mes rrugeve, Valen e cova tek disa murgesha, une fjeta 3 muaj te stacioni trenit ne Torino. Pastaj u sistemuam ne pune dhe filluam te merrnim veten. U trasferuam ne La spezia dhe kemi ketu gati 30 vite ketu. Vale punon ne sallen e kirurgjise, ndersa une me ambulancen e emergjencave. Vale ka 18 vite une 16 vite. Ne kemi nje vajze te cilen e kemi sjelle ne jete ne vitin 1996. Ne ketu beme edhe dasmen dhe dasma jone u citua si dasma e pare shqipetare ne kishe. Vajza mbaroi si estetiste. Vajza nuk e flet shume shqipen, ja kemi treguar historine tone dhe thote qe eshte shume e bukur gati e pabesueshme”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb