Rusia ka thirrur ambasadorët amerikanë, britanikë dhe kanadezë për të protestuar kundër asaj që tha se ishte “ndërhyrja e tyre në punët e brendshme të Rusisë”, raporton agjencia e lajmeve Interfax.
Të tre vendet dënuan dje Rusinë për burgosjen e aktivistit të opozitës Vladimir Kara-Murza për 25 vjet dhe gjithashtu kanë kërkuar lirimin e gazetarit të burgosur amerikan Evan Gershkovich, i cili është akuzuar për spiunazh.
Kjo vjen pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thirri të hënën ambasadorin rus për të bërë të qartë dënimin e saj për atë që ajo e përshkroi si burgosjen “të motivuar politikisht” të zotit Kara-Murza, një shtetas me nënshtetësi britanike.
