Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka reaguar ndaj sulmit që po i bëhet nga policia grupit mediatik News 24, Gazeta Panorama dhe BalkanWeb duke e cilësuar këtë si një akt të hapur dhune shtetërore ndaj fjalës së lirë.

Ndoka shkruan në një deklaratë për mediat se nuk është rasti i parë, është një seri e turpshme sulmesh të përsëritura ndaj të njëjtit grup mediatik: shembja e hotelit të tyre në bregdet me urdhër personal të Kryeministrit, gjoba arbitrare nga kamikazët politik, presion e shantazh i hapur ndaj pronarit Irfan Hysenbelliu, dhe tani mbyllja e sinjalit televiziv me forcat e policisë.

Pse ky obsesion i Ramës për ta shënjestruar këtë media?

Frikë nga e vërteta?

Panik nga zëri më i fuqishëm informativ në vend? Apo është thjesht prirja e tij për të përdorur dhunën verbale e institucionale ndaj kujtdo që nuk i bindet?

Kur media kërcënohet hapur, nuk rrezikohen vetëm gazetarët, por rrezikohet liria, ligji dhe vetë Kushtetuta.

Ky është një alarm kombëtar”, thuhet në deklaratën e kreut të PDK Nard Ndoka.

DEKLARATA E PLOTË

Kur pushteti rreh median, rreh zemrën e demokracisë!

Ndërhyrja e sotme e policisë në ambientet e Neës 24, Gazeta Panorama dhe BalkanËeb është një akt i hapur dhune shtetërore ndaj fjalës së lirë.

Nuk është rasti i parë, është një seri e turpshme sulmesh të përsëritura ndaj të njëjtit grup mediatik: shembja e hotelit të tyre në bregdet me urdhër personal të Kryeministrit, gjoba arbitrare nga kamikazët politik, presion e shantazh i hapur ndaj pronarit Irfan Hysenbelliu, dhe tani mbyllja e sinjalit televiziv me forcat e policisë.

Pse ky obsesion i Ramës për ta shënjestruar këtë media?

Frikë nga e vërteta?

Panik nga zëri më i fuqishëm informativ në vend? Apo është thjesht prirja e tij për të përdorur dhunën verbale e institucionale ndaj kujtdo që nuk i bindet?

Kujdes!

Kur media kërcënohet hapur, nuk rrezikohen vetëm gazetarët, por rrezikohet liria, ligji dhe vetë Kushtetuta.

Ky është një alarm kombëtar

Ftojmë Presidentin e Republikës, Kuvendin, gjyqësorin dhe institucionet ndërkombëtare të reagojnë menjëherë për të ndalur këtë precedent të rrezikshëm që po e shndërron Shqipërinë në një skenë të pushtetit totalitar.

“Liria e shtypit është oksigjeni i demokracisë; kur pushteti ia zë frymën medias, vendi nis të mbytet.”

Nard Ndoka –

Partia Demokristiane e Shqipërisë

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb