Ministrja Belinda Balluku ka reaguar pasi në Kuvend u ndërpre energjia elektrike teksa ajo po fliste për çmimin e saj.
Balluku ka marrë fjalën nga foltorja duke u shprehur se nuk ka pasur asnjë defekt në lidhje me furnizimin me energji elektrike por ka qenë një problem teknik.
“U shkëputën dritat, por fatmirësisht jo nga OSHEE. Nuk ka pasur asnjë defekt. Të dy fiderat kanë qenë në punë dhe linja e furnizimit nuk ka asnjë problem. Siç do sallë mund të ketë problematika tektine dhe kjo nuk është arsye për të pasur këtë gëzim”
(BalkanWeb)
