Mëngjesi i sotëm duhej të niste si çdo ditë me emisionin “Koha për t’u zgjuar” në ekranin më të dashur për shqiptarët, News24.

Por ndërhyrja e pabesë e policisë në një keqpërdorim ekstrem të saj, në orët e para të kësaj të shtune 9 gushti, solli fikjen e sinjalit të televizionit.

Gazetari i emisionit të mëngjesit “Koha për t’u zgjuar”, Klevin Muka,  thotë se u përball vetë me atë që e quajti një akt të paprecedent, ndalimin për të  hyrë në ambientet e punës.

“Ne nuk dinim asgjë, vjen një ditë e bukur dhe ti nuk di asgjë, nuk ke punën, s’ke siguri në punën tënde, pasi je i cënuar vetë për të bërë punën tënde dhe ky është absurdi më i madh. Gjithcka do kisha menduar por këtë s’e kisha menduar kurrë.

Muka thotë se ky akt i rëndë dhe i pajustifikuar që cenon lirinë e medias por dhe të drejtën e qytetarëve për të qenë të informuar përmes ekranit të Neës24 dhe mediave të tjera të “Focus Media News”, BalkanWeb, Gazeta Panorama, Panorama Online, Gazeta Shqiptare dhe Radio RASH.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb