Janë ndërprerë shkarkimet nga hidrocentrali i Fierzës, pasi prurjet e ujit kanë shënuar rënie të ndjeshme. Burime nga HEC-i bëjnë me dije se Porta 4, nga e cila kryheshin shkarkimet, është mbyllur plotësisht.

Sipas të dhënave, në orën 13:00 prurjet në Fierzë ranë në 450 metra kub për sekondë. Aktualisht, niveli i ujit në liqenin e Fierzës ndodhet në kuotën 292.6 metra, ndërkohë që kapaciteti maksimal i lejuar është 296 metra.

Mbyllja e portës është bërë si pasojë e rënies së prurjeve anësore, çka ka bërë të panevojshme vijimin e shkarkimeve. Si rezultat, pritet që të ulen edhe shkarkimet në hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës në orët në vijim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb