Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në Vidhas të Elbasanit.
Një i moshuar mësohet se ka ndërruar jetë, pasi banesa ku jetonte, u përfshi nga flakët.
Edhe pse zjarrfikëset janë munduar të ndërhyjnë në kohë, fatkeqësisht 78-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje.
Gazetari Fatmir Popja raporton për Balkanweb se i moshuari që ndërroi jetë është Dalip Verçani.
Elbasan/Informacion paraprak
Në fshatin Vidhas, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit D. V., 78 vjeç, i cili dyshohet se si pasojë e asfiksisë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rastit.
