Shkaku zyrtar i vdekjes së Catherine O’Hara është përcaktuar.

Aktorja, e njohur për rolin ikonik në filmin ‘Home Alone’, vdiq në moshën 71-vjeçare më 30 janar. Përfaqësuesi i saj konfirmoi se ajo kishte ndërruar jetë “pas një sëmundjeje”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Të hënën, më 9 shkurt, Departamenti i Shëndetit Publik i Los Angeles konfirmoi se O’Hara vdiq pasi pësoi një emboli pulmonare, sipas një certifikate vdekjeje të marrë nga People. Kanceri rektal u rendit si shkaku themelor që çoi në emboli.

Certifikata e vdekjes zbulon gjithashtu se trupi i saj u dogj.

O’Hara lindi në Toronto në vitin 1954. Ajo ishte pjesë e një familjeje me shtatë fëmijë ku i ati punonte për Canadian Pacific Railëay, ndërsa e ëma ishte agjente imobiliare. Roli i saj i parë si aktore ishte interpretimi i Virgjëreshës Mari në një shfaqje të Lindjes së Krishtit. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ajo filloi të punonte si kamariere në teatrin Second City në Toronto.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb