Dick Cheney, ish-zëvendëspresidenti modern më i fuqishëm i Amerikës dhe arkitekti kryesor i “luftës kundër terrorizmit”, i cili ndihmoi në udhëheqjen e vendit në luftën e Irakut, ndërroi jetë këtë të martë në moshën 83 vjeçare.
Zëvendëspresidenti i 46-të, i cili shërbeu së bashku me Presidentin republikan George W. Bush për dy mandate midis viteve 2001 dhe 2009, ishte për dekada një lojtar i fuqishëm në Uashington, thekson CNN.
Megjithatë, në vitet e tij të fundit, Cheney, ende një konservator i linjës së ashpër, u përjashtua kryesisht nga partia e tij për shkak të kritikave të tij të ashpra ndaj Presidentit Donald Trump, të cilin e quajti “frikacak” dhe kërcënimin më të madh ndonjëherë për republikën. Ish-zëvendëspresidenti amerikan vuante prej kohësh nga sëmundjet kardiovaskulare, theksojnë mediat amerikane.
