Vdes në moshën 30-vjeçare ylli i TikTok-ut dhe nëna e dy fëmijëve, Jehane Thomas.

Thomas vdiq tragjikisht të premten dhe lajmi vjen pak ditë pasi ajo publikoi një video duke qarë dhe duke i treguar ndjekësve se kishte dhimbje të tmerrshme.

Mamaja e dashur, e cila me prejardhje është nga Doncaster, la pas djemtë Isaac, trevjeç dhe Elijah, njëvjeç.

Jehane për muaj të tëre kishte përdorur platformat e saj të mediave sociale për të dokumentuar betejën e saj me migrenën.

Sipas MailOnline, blogerja ishte diagnostikuar gjithashtu me një gjendje të quajtur, neuriti optik, i cili është rezultat i inflamacionit të nervit optik.

Shumë nga videot e fundit që ndau me 67 mijë ndjekësit e saj u bënë në spital, por vetëm pesë ditë me parë, ajo tregoi se ishte kthyer në shtëpi. Fotoja e fundit që Thomas publikoi në Instagram ishte para shtatë dite, në të cilën shfaqet përkrah dy djemve të saj.

Fansat kanë filluar tani të shprehin ngushëllime e ta përkujtojnë atë përmes mediave sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb