Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kreut të Kadastrës, Artan Lame.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilëson lajmin si “i pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë”, duke shprehur trishtimin e tij për humbjen e një figure të njohur të administratës shtetërore.

“I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët”, shkruan ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb