Banoret e fshatit Morave janë hedhur ne protestë kundër Ministrisë se Mbrojtjes në lidhje me çmimin e shpronësimit të tokave e shtëpive.

Banoret nuk janë dakord me vlerën prej 2 milionë e 3 mijë leke (të vjetra) për dynym qe ka përcaktuar Ministria e Mbrojtjes dhe deklarojnë se ky çmim është qesharak. Sipas banorëve, çmimi më të cilin duhet të shpronësohen është 10-fish më i lartë se ky që është përcaktuar.

Ata e kanë protestën e tyre të dytë dhe deklarojnë se do t’i përshkallëzojnë protestat. Tokat dhe pronat e tyre po shpronësohen për ndërtimin e Aerodromit te NATOS.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb