Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, teksa pa nga afër punimet që po kryhen për ndërtimin e ujësjellësit të Mollasit, deklaroi se Cërriku është shembulli më kuptimplotë i dallimit mes Partisë Socialiste dhe PD LSI-së.

“Cerriku është shembulli më kuptimplotë i dallimit mes Partisë Socialiste dhe PDLSI-së. Në 8 vite Cerriku u qeveris me radhë nga PD dhe LSI dhe vetëm prej një viti e gjysëm ne kemi marrë përgjegjësinë e qeverisjes vendore në këtë “, deklaroi Balla.

Sipas Ballës një prej problematikave kur Bashkia e Cerrikut drejtohej nga LSI ishte cilësia e dobët e punimeve.

“Pavarësisht vëmendjes së qeverisë, cilësia e punimeve të para 2-3-4 vitesh le shumë për të dëshiruar. Ndërsa ne jemi votuar që të bëjmë punë me cilësi dhe për të garantuar që çdo para publike të shkojë në dobi të komuniteteve”, tha Balla.

Ujësjellësi i Mollasit është një investim i cili kërkohej nga banorët prej më shumë se 30 vitesh, dhe vetëm tani, me një investim të Qeverisë Shqiptare, prej 3.4 miliardë lekë të vjetra po garantojmë 24 orë furnizim me ujë të pijshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb