Ndeshja mes Fulham dhe Liverpool, e vlefshme për Premier League dhe e planifikuar të luhet në “Craven Cottage”, nisi me 15 minuta vonesë. Shkak për këtë, u bë një urgjencë mjekësore.

Autoriteteve iu desh të rrethonin rrugën pranë stadiumit, në mënyrë që një ambulancë të kalonte. Kjo i pengoi disa tifozë që të futen në stadium në orar, çka më pas solli edhe shtyerjen e përkohshme të sfidës. Fulham-Liverpool vlen për javën e 20-të të kampionatit anglez.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb