MEKSIKE – Të paktën 10 persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur gjatë një përleshjeje të armatosur që ka ndodhur gjatë një lufte gjelash në jug të Meksikës. Në mesin e viktimave është një fëmijë 12 vjeç.
Përleshja mësohet se ka ndodhur mbrëmë në Cuajinicuilapa, në shtetin Guerrero. Përleshja ka ndodhur mes dy bandave rivale, ndërsa nuk bëhen të ditura ende arsyet. Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa trupat e disa prej të vrarëve janë tërhequr nga familjarët disa minuta para se të vinin policia.
Shteti Guerrero është arenë e përleshjeve të shpeshta ndërmjet bandave kriminale për kontrollin e rrugëve të drogës.
(ed.me/BalkanWeb)
