Trajneri i Bayern Munchen, Tomas Tuchel u përgjigj pyetjeve të gazetarëve në prag të ndeshjes së kthimit me Lazion. Numri një i pankinës së kampionëve të Gjermanisë u shpreh optimist për përmbysjen, pas asaj humbje 1-0 në aktin e parë.

Mbrojtja? – Kemi pasur probleme për një kohë të gjatë, pasi nuk kemi pasur mundësinë që të luajmë me të njëjtën katërshe. Tre gola të pësuara kundër Leverkusenit ishin shumë. Gjithashtu dhe tre me Bokumin dhe dy me Fraiburgun. Ky është një problem i të gjithë skuadrës, jo vetëm i mbrojtjes.

Muajt e fundit? – Mua nuk më pëlqen të humbas. Por çdo gjë është një mësim. Javën e fundit kanë qenë të vështira, por e rëndësishme është që të mësojmë nga to dhe të rritemi. Futbolli për mua është një dashuri e madhe. Jam 100% i përkushtuar dhe kështu do jem deri në ndeshjen e fundit me Bajernin.

Titulli kampion? – Të flasësh për tituj nuk të sjell tituj. Ne duhet të kryejmë një seancë të mirë stërvitore sot dhe një ndeshje të mirë nesër., minutë pas minute. Kemi mjaftueshëm gjëra që duhet t’i bëjmë më mirë. na duhet një stadium i mbushur plot. Na duhet nj performancë absolutisht e mirë.

Lazio? – Ne nuk u surprizuam nga forca e Lacios. Do na duhet të jemi më agresivë. Duhet të luajmë me më shumë siguri për 90 minuta, si në 10-15 minutat e para në Romë. Duhet të luajmë me përkushtim. Kemi 90 minuta për të reaguar. Ndeshja e fundit e Lacios nuk luan ndonjë rol të madh për mua. Sigurisht që i kemi analizuar. Duhet ta nisim ndeshjen me kurajo dhe pasion dhe të jemi të tillë për 90 minuta.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: