* Nishani: Urime Ekipit Kombëtar. Përpara!
* Rama: Supeeeer! Ja ç’dmth drejtësi europiane! 3 pikë për Kombëtaren Kuqezi në Beograd!!!
* Ilir Meta: Vendimi na lehtësoi nga dhimbja e padrejtësisë
* Basha: Fitore e të vërtetës mbi padrejtësinë. Përpara shqipe!
* Veliaj: Më në fund, drejtësi për Kombëtaren Kuqezi! 3 pikë për ëndrrën

Pritja e gjatë mori fund; Shqipëria fiton 3 pikët në ndeshjen me Serbinë. Ky është një vendim i rëndësishëm dhe njëkohësisht historik për Shqipërinë e futbollit.
Lajmin e konfirmon për News24 dhe BalkanWeb, kreu i FSHF, Armando Duka. Kreu i FSHF njofton se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka vendosur t’i japë tri pikë Shqipërisë, pasi Federata Serbe dështoi në menaxhimin e eventit sportive, çka sanksionohet nga kodi sportiv i UEFA-s.

Këtë të premte, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë dha verdiktin e saj në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri të 14 tetorit të kaluar. Ky është vendimi përfundimtar dhe tashmë asgjë nuk mund ta ndryshojë.
Renditja ne grupin I
Portugalia 12 pikë
Shqipëria 10 pikë
Danimarka 10 pikë
Serbia 1 pikë
Armenia 1 pikë

Pas disa shtyrjesh, më në fund shqiptarët mësuan se ka vërtet drejtësi në lidhje me atë që ndodhi në Beograd, ku kuqezinjtë u bënë viktimë e dhunës dhe thirrjeve për gjenocid nga ana e tifozëve dhe personelit të sigurisë në stadiumin e “Partizanit” të Beogradit.

Në KAS, Shqipëria kërkoi drejtësinë që nuk u dha në organet e UEFA-s si dhe tri pikët për ndeshjen me Serbinë, që janë vendimtare për shanset e kuqezinjve për një kualifikim të drejtpërdrejtë në “Euro 2016”.

VENDIMI I PLOTE
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) jep sot vendimin për dy procedurat apeluese të ardhura nga Grupi I i ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian, për ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, e luajtur në Beograd m ë 14 tetor 2014. Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata Serbe e Futbollit kanë paraqitur ankesa në CAS kundër vendimeve të dhëna nga organi i Apelit të UEFA¬s, në të cilën të dy Federatat janë proceduar të incidentet që kanë ndodhur gjatë ndeshjes. Çështja u dëgjua në seancat që u zhvilluan në Lozanë, Zvicër, më 16¬ 17 prill 2015. Palët, mbrojtësit e tyre ligjorë, ekspertët dhe dëshmitarët u dëgjuan nga Paneli i arbitrave CAS. CAS¬i ka pranuar pjesërisht ankesën e paraqitur nga FSHF kundër vendimit të Komisionit të Apelit të UEFA¬s, marrë më 2 dhjetor 2014, në të cilin u konfirmua vendimi i marrë nga Komisioni i Etikës së UEFA¬s më 23 tetor 2014.

Sipas vendimeve të UEFA¬s, dhënia e masës kundër FSHF¬së u bazua në refuzimin e pretenduar nga skuadra shqiptare për të rinisur ndeshjen pasi ajo u ndal nga arbitri në minutën e 41¬të kur disa fishekzjarre (ndricuese) u hodhën në fushë nga fansat serbë. Gjatë këtij ndalimi të lojës, disa incidente ndodhen, si psh pushtimi I fushës nga 15 fansa serbë të cilët sulmuan dhunshëm lojtarët shqiptarë. Megjithatë, Paneli i CAS nuk gjeti provat që tregojnë se FSHF ka refuzuar për të luajtur pas një urdhri të nxjerrë nga arbitri. Paneli i CAS nuk ishte në gjendje për të konstatuar se arbitri ka lëshuar një urdhër të qartë, të drejtpërdrejtë dhe të pakushtëzuar ndaj lojtarëve për të rifilluar ndeshjen në bazë të një vendimi të caktuar se siguria ishte vendosur. Paneli konstatoi se ndërprerja e ndeshjes dhe braktisja eventuale e ndeshjes janë shkaktuar nga gabime të sigurisë së organizatorëve dhe aktet e dhunës ushtruar mbi lojtarët shqiptarë nga ana e tifozëve serbë.

Si i tillë, Paneli konsideron se Federata e Futbollit e Serbisë (FAS) dhe jo FSHF duhet të konsiderohet si përgjegjës që ndeshja nuk u luajt në mënyrë të plotë, në shkelje të nenit 27.01 të Rregullores së Kampionatit Evropian të Futbollit UEFA 2014¬2016 . Në dritën e këtij konstatimi, Paneli i CAS ka vendosur se ndeshja kualifikuese e Grupit I mes Serbisë dhe Shqipërisë të konsiderohet si e humbur nga Serbia me rezultat 0¬3. CAS vijoi për të gjetur, në përputhje me UEFA¬n, se FSHF ka qenë përgjegjëse për një dron të hedhur gjatë ndeshjes, që mbante një flamur me simbole nacionaliste dhe patriotike shqiptare, si dhe konfirmoi gjobë prej 100.000 euro të vendosura për FSHF¬në. Për më tepër, në lidhje me ankesën e paraqitur nga Federata Serbe, CAS e ka hedhur poshtë ankesën dhe ka konfirmuar vendimin e marrë nga organi i Apelit i UEFA¬s më 2 dhjetor 2014. Prandaj, sanksionet urdhëruar nga UEFA në vendimin e saj të datës 23 tetor 2014 janë konfirmuar, përkatësisht: (i) Federatës serbe i janë zbritur tre pikë për ndeshjet kualifikuese të Kampionatin Evropian; (I) Serbia do të luajë dy ndeshje pa tifozë (iii) Federata serbe gjobitet 100,000 euro.

PAMJE NGA NDESHJA SHQIPERI-SERBI

Vënia e drejtësisë në vend nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i çon kuqezinjtë në vendin e dytë të klasifikimit në grupin I të eliminatoreve, me 10 pikë, po aq sa Danimarka, por me një ndeshje më shumë në dispozicion për të luajtur, duke e kthyer praktikisht Shqipërinë në favoriten për biletën e dytë të kualifikimit të drejtpërdrejtë në Europianin e Francës. Vendimi i KAS-it erdhi pas disa shtyrjesh. Fillimisht u komunikua se do të jepej në 29 maj, pastaj u shty për në 12 qershor dhe më pas u përcaktua si afat i fundit 10 korriku, dmth sot. Me një vendim në favor të së drejtës dhe Shqipërisë, pritja e gjatë vërtet ia ka vlejtur.

PRESIDENTI NISHANI URON KOMBËTAREN
Kreu i Shtetit ka uruar Kombëtaren shqiptare për fitoren e 3 pikëve në tavolinë, për ndeshjen me kombëtaren serbe. Në faqen e tij të Facebook, Nishani shkruan: Urime ekipit kombëtar, përpara!

RAMA: JA Ç’DO TË THOTË DREJTËSI EUROPIANE
Pas vendimit të CAS për ti dhënë 3 pikët Shqipërisë në ndeshjen me Serbinë ka reaguar në facebook kryeministri Edi Rama. “ Supeeeer! Ja ç’do të thotë drejtësi europiane! 3 pikë për Kombëtaren Kuqezi në Beograd!!! ‪#‎ForcaShqiperia‬”- shkruan Kryeministri.

META: FITORE E SPORTIT MBI POLITIKËN DHE URREJTJEN
Fitore të sportit mbi politikën dhe urrejtjen e cilësoi kreu i Kuvendit Ilir Meta vendimin e CAS për ti dhënë 3 pikë Shqipërisë në ndeshjen me Serbinë.

“Ky vendim jo vetëm na jep një nxitje të jashtëzakonshme, por në radhë të parë na lehtëson nga dhimbjet e jashtëzakonshme që na shkaktoi padrejtësia, dhimbje që i shkakton dhe politika dhe urrejtja kur ndërhyn në sport, në futboll e në fushën e lojës, sikurse ndodhi në ndeshjen e fundit në Beograd të Kombëtares sonë.”- u shpreh Meta.

Më tej Kreu i Kuvendit u shpreh se në momentin e vendimit u ndje si të ishte në stadium dhe papritur u tund rrjeta. “Me këtë rast doja të uroja gjithë ekipin kombëtar, presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka ia bëra këtë urim më parë, por po ashtu dua të uroj gjithë shqiptarët kudo ku janë pasi sot janë të lumtur, të lehtësuar e të gëzuar, jo thjesht për tre pikët, por në radhë të parë për vendosjen e drejtësisë dhe triumfin e sportit mbi politikën e urrejtjen, që shpesh përçon në vendet e në rajonin tonë “, tha kryetari i Kuvendit.

Meta tha se e ka përjetuar me shqetësim dhunën ndaj futbollistëve të Kombëtares sonë dhe ka falënderuar trajnerin De Biazi dhe FSHF-në për betejën e fituar.

“E kam përjetuar me shqetësim e dhimbje dhunën ndaj tyre. Jam i bindur që familjarët e tyre e kanë përjetuar edhe më shumë. Falënderoj trajnerin tonë shqiptar-italianin De Biazi, i cili besoj ndihet edhe më shqiptar pas 3 pikëve. Një falënderim për FSHF, të cilën një pjesë e jona edhe mund ta kenë paragjykuar që me shumë qetësi, me këmbëngulje, me profesionalizëm, nuk e humbi asnjëherë besimin tek drejtësia pavarësisht vendimit të mëparshëm dhe arriti të çonte provat e duhura për të dhënë një shembull të shkëlqyer që fiton drejtësia në futboll”, the kreu i Kuvendit.

BASHA: PËRPARA SHQIPE
Edhe Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shprehur kënaqësinë për fitoren e 3 pikëve nga ana e Kombëtares sonë. Basha e quan fitore e të vërtetës mbi padrejtësinë. “Fitore e të vërtetës mbi padrejtësinë. Përpara shqipe!”, shkruan kreu i PD.

VELIAJ: MË NË FUND, DREJTËSI PËR KOMBËTAREN
Edhe Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur entuziazmin në lidhje me 3 pikët e dhëna Shqipërisë nga KAS për ndeshjen me Serbinë.

“Më në fund, drejtësi për Kombëtaren Kuqezi! 3 pikë për ëndrrën ‪#‎Euro2016! #‎ForcaShqiperia”, shkruan Veliaj në facebook.

MINISTRJA NIKOLLA: NGA MBRËMJA E 15 TETORIT DUKE BESUAR FORT NË DREJTËSI
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ka reaguar pas vendimit të CAS. “Nga mbrëmja e 15 tetorit pa rënë në mllef, urrejtje, dëshpërim, por pa heshtur e duke besuar fort në drejtësi e FairPlay! ‪#‎ForcaShqipëria”, shkruan Nikolla.

BERISHA: NJË FITORE PËR T’U PËRSHËNDETUR, TRIUMF I DREJTËSISË NDËRKOMBËTARE!
Reagimet pas fitores së 3 pikëve në tavolinë nga ana e Shqipërisë, kanë sjellë reagimet e gjithë klasës politike shqiptare por jo vetëm. Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në faqen e tij të Facebook se ky është një vendim i madh për të drejtën, ekipin tonë dhe shqiptarët.

“Një fitore për t’u përshëndetur, triumf i drejtësisë ndërkombëtare! Të dashur miq, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv bëri drejtësinë, i dha tre pikët ekipit tonë kombëtar për ndeshjen e ndërprerë nga albanofobia në stadiumin e Beogradit. Ky është një vendim i madh për të drejtën, ekipin tonë kombëtar dhe të gjithë shqiptarët. Urimeee!!!”, shkruan Sali Berisha.

TAHIRI: FITORE TREFISH, FITOI EDHE SKUADRA SERBE
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri nuk mund të mos i bashkohej urimeve dhe miliona mesazheve, ane e mbanë botës ku ka shqiptare për marrjen e 3 pikëve nga Shqipëria, pikë që sot Gjykata Sportive e Arbitrazhit vendosi t’ia japë Shqipërisë. Mesazheve. Në profilin e tij të Facebook, Tahiri shkruan: Fitore 3fish, për futbollin, për kombëtaren tonë, fitore ndaj padrejtësisë së deritanishme. Fitoi edhe skuadra Serbe, sigurisht. Fituam të gjithë. ‪#‎forcakombetarja ‪#‎forcacuna

BALLA: FALEMINDERIT DREJTËSISË SPORTIVE, SONTE TË VAZHDOJMË FESTEN KUQ E ZI
Deputeti socialiste, Taulant Balla shpreh kënaqësinë për fitoren e Shqipërisë me një mesazh në profilin e tij të Facebook. “U kry! Faleminderit drejtësisë sportive. Shqipëria fiton 3-0 me Serbinë. Sonte të vazhdojmë festen kuq e zi. ‪#‎krenarqejamshqiptar”, shkruan Balla.

VUCIC I PËRGJIGJET RAMËS: NE DO TA FITOJMË NDESHJEN PA DRONE NË TIRANË. VENDIMI, TURP!
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka reaguar për vendimin e CAS-it që i dha Shqipërisë 3 pikë në tavolinë. Vucic e ka quajtur padrejtësi globale duke shtuar se ‘ata që shkaktuan incidentin u shpërblyen, kurse viktima u dënua.

“Drejtësia evropiane për të satën herë është rikthyer në një padrejtësi globale. Ata që e shkaktuan incidentin u shpërblyen, kurse viktima u dënua. Vendimi i gjyqit në Lozanë është turp për të drejtat, drejtësinë dhe paraqet fyerje për të gjithë njerëzit normal”, ka shkruar Vucic.

Postimi i Vuçiç në Twitter i drejtohet edhe kryeministrit shqiptar Edi Rama. Vucic thotë se në Tiranë nuk do ketë drone nga pala serbe. “Mos u bëj merak Edi Rama, ne do ta fitojmë ndeshjen pa drone dhe pa ndihmën e askujt në Tiranë. Shihemi së shpejti”, shkruan Vucic në Twitter.

PORTIERI ETRIT BERISHA: I BINDUR PËR FITOREN, DO VIJOJMË TË BËJMË LOJË TË MIRË
Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, në një komunikim telefonik me News24 shrehu kënaqësinë për vendimin e CAS-it dhe shtoi se ekipi do vijojë të bëjë lojë të mirë.

“Isha i bindur se do merrnim fitoren. Do vijojmë të bëjmë lojë të mirë. Të tregojmë se jemi skuadër e madhe. Të 4 ndeshjet që kemi përpara kanë të njëjtën rëndësi. Çdo ndeshje ka vlerën e vetë edhe kjo me Serbinë. Tani duhet të fokusohemi në ndeshjen me Danimarkën që është ndeshja e radhës”, tha portieri Berisha.

THAÇI: GËZUAR SHQIPËRI, GJITHNJË E MË AFËR “EURO 2016”
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për vendimin në favor të Shqipërisë, duke e konsideruar si një gjë fantastike që po e afron gjithnjë e më shumë Shqipërinë me “Euro 2016″.

Thaçi, nëpërmjet një postimi në Facebook, shprehet: “Fantastike! Gjithnjë më afër “Euro 2016″. Gëzuar Shqipëri!”, duke e shoqëruar postimin e tij me një foto të flamurit kombëtar.

Fitorja me Serbinë, duartrokitje në Komisionin e Ligjeve, Xhafaj: Kafe për të gjithë!
Lajmi ka gëzuar të madh e të vogël dhe sigurisht dhe deputetët seriozë të Komisionit parlamentar të Ligjeve. Aq i madh ishte entuziazmi sa kryetari i këtij Komisioni, Fatmir Xhafaj fton deputetët për kafe.

Xhafaj: Sapo morëm lajmin e fitores së Shqipërisë me Serbinë, i morëm 3 pikët

(deputetët e komisionit të Ligjeve duartrokasin).

Xhafaj: Nga një kafe për të gjithë!

THAÇI: GËZUAR SHQIPËRI, GJITHNJË E MË AFËR “EURO 2016″
Z/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për vendimin në favor të Shqipërisë, duke e konsideruar si një gjë fantastike që po e afron gjithnjë e më shumë Shqipërinë me “Euro 2016″.

Z/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Thaçi, nëpërmjet një postimi në Facebook, shprehet: “Fantastike! Gjithnjë më afër “Euro 2016″. Gëzuar Shqipëri! HTH”, si dhe e ka shoqëruar postimin e tij me një foto të flamurit kombëtar.

JURISTI I FSHF, ICKA: VENDIM DOMETHËNËS, KONFIRMON PRETENDIMET TONA
Juristi i FSHF Icka në një prononcim për Neës24 e konsideroi vendimin domethënës. Ai u shpreh se ky vendim konfirmon pretendimet e kombëtares Kuqezi. Icka theksoi se vendimi i CAS është përfundimtar.

(d.b/a.n/m.k/d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: